Vendosni fjalën kyçe....

Cili ishte viti më i mirë për muzikën?


Grupi The Beatles, Madonna, Ed Sheeran dhe Taylor Swift… të gjithë këta emra kanë shënuar rekorde në numrat e transmetimit të këngëve të tyre.

Të gjithë kanë një epokë të preferuar në muzikë, dikush vitet ’60, dikush muzikën e viteve ’90 e dikush tjetër preferon këngët e vitit të fundit. Por, a ka ndonjë vit të vetëm, kur muzika rock dhe pop arritën kulmin?

BBC shkruan se nëse i bëni dikujt këtë pyetje, çdo person do të japë si përgjigje një nga vitet e adoleshencës së tyre.

Në adoleshencë, truri i njeriut është më aktiv, kemi më shumë kohë për të dëgjuar muzikë dhe po përjetojmë shumë gjëra për herë të parë. Të gjitha këto i bëjnë këngët e periudhës së adoleshencës më të paharrueshme.

Kur ekonomisti Seth Stephens-Davidowitz analizoi të dhënat e Spotify mbi zakonet e dëgjimit të këngëve, ai zbuloi se nëse ishe i ri kur kënga hit u publikua për herë të parë, ajo mbetej e popullarizuar për grupmoshën tënde 10 vjet më vonë.

Për shembull, kënga “Creep” e Radiohead është një nga më të preferuarat në mesin e burrave 40 vjeçarë. Për ata që janë në të 20-at, kjo këngë nuk arrin as në 300-të më të parët. “Call Me Maybe” e Carly Rae Jepsen ka të njëjtin efekt.

Psikologët besojnë se ekziston një arsye më e thellë pse ne kapemi në këto pjesë muzikore, që kanë qenë të preferuarat tona në adoleshencë.

“Gjatë këtyre viteve formuese marrim shumë vendime thelbësore për ndryshimin e jetës, nisjen e marrëdhënieve të rëndësishme afatgjata dhe vendosjen e besimeve kulturore dhe politike të cilat formojnë identitetin tonë”- tha neuropsikologia Dr Catherine Loveday, për BBC Radio 3.

“Muzika ka një aftësi të brendshme për të rregulluar emocionet, kështu këto këngë natyrisht bëhen të ngulitura në kujtimet tona të rëndësishme, qofshin ato pozitive apo negative.”

Të gjitha këto informacione janë interesante, por sërish nuk do të na ndihmojë të vendosim në mënyrë empirike se cili vit prodhoi muzikën më të mirë.

Hulumtimet e reja nga organi i industrisë së muzikës BPI, ndihmojnë për këtë.

Duke analizuar të gjithë muzikën e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar, BPI ka hartuar një listë të vitit më të popullarizuar muzikor, për çdo dekadë të epokës së rock and roll.

2019 ishte viti më i popullarizuar në përgjithësi, por kjo vetëm sepse hitet e tanishme paraqesin një të pestën (21.1%) e të gjithë veprimtarisë së transmetimit.

Sipas të dhënave të BPI-së, tani e dimë se njerëzit kanë një prirje më të madhe për këngët e vitit 1984 (Purple Rain, Wake Me Up Before You Go Go) sesa ato të vitit 1989 (Like A Prayer, Ride On Time). Ne gjithashtu preferojmë hitet e vitit 1977 (We Will Rock You, Stayin ‘Alive) në krahasim ato të vitit 1971 (Maggie May, Sweet Caroline).

Më poshtë jepen 10 këngët më të mira nga secila prej atyre epokave, të zbuluara ekskluzivisht në BBC përpara se ato të shfaqen në librin vjetor të BPI-së që do publikohet më vonë këtë muaj.

Këngët më të transmetuara të vitit 1969:

Këngët më të transmetuara të vitit 1977:

Këngët më të transmetuara të vitit 1984:

Këngët më të transmetuara të vitit 1999:

Këngët më të transmetuara të vitit 2006:

Këngët më të transmetuara të vitit 2017:

Këngët më të transmetuara të vitit 2019: Marrë me shkurtime nga BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *