Vendosni fjalën kyçe....

“Do i mbetet turpi e dështimi” – “Ndihmo shqiptarët e Preshevës” – Rama e Basha përplasen në Twitter


 

Kryeministri Rama e kreu i opozitës, Basha, kanë vijuar përplasjen në rrjetet sociale.

I pari ka qenë kryeministri i cili në një status në Twitter shkruan se Basha nuk po mendon si të ndihmojë pasi as nuk do e as nuk di por vijon me avazin e vjetër, duke paralajmëruar se do mbetet turpi e dështimi i Radhës.

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës.” – shkruan ai në Twitter.

 

Kreu i PD-së, nga ana e tij ka zgjedhur të mos i përgjigjet kreu të qeverisë lidhur me deklaratat e mësipërmve por i ka bërë thirrje që të ndihmojë shqiptarët në Luginën e Preshevës që po përballen me pandeminë Covid-19.

Ai shkruan gjithashtu në Twitter se ndihma për shqiptarët e atjeshëm është detyrim kombëtar e kushtetues.

“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID 19. Për situatën e vecantë ku ndodhen, I bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues.” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *