Vendosni fjalën kyçe....

Incident tek Infektivi, barrela me pacienten zë poshtë mjekun


Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Spitali Infektiv në Tiranë, gjatë transportimit të një pacienti.

Kur personeli i bluzave të bardha po nxirrte nga një autoambulancë një paciente, është mbyllur njëra këmbë e barrierës duke rënë e gjitha mbi pjesëtarin e stafit mjekësor që po e tërhiqte.

Për fat të mirë, ky incident ka kaluar pa pasoja serioze për pacienten apo për punonjësin e shërbimit shëndetësor.

Në videon e publikuar nga FaxNews, shihet edhe mjeku Tritan Kalo, i cili po vinte nga shtëpia e tij drejt pavionit. Ai i afrohet barrelës, por për shkak se nuk ishte i pajisur me mjetet mbrojtëse nuk e prek pacienten.

Ai u sigurua që situata ishte në rregull dhe u fut brenda spitalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *