Kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar se çdo sugjerim që Rusia kishte një motiv të fshehtë në dërgimin e ndihmës lidhur me Covid-19 në Itali, është një fyerje për qeverinë italiane, duke paralajmëruar se pandemia paraqet një kërcënim ekzistencial për BE-në.
Mes mungesës së ndihmave nga ana e vendeve të BE-së, ndihma dhe personeli mbërritën në Itali nga Kina, Kuba dhe Rusia për të ndihmuar autoritetet mjekësore italiane të luftojnë kundër shpërthimit të pandemisë në vend.
Kur u pyet nëse ndihma ruse, në njerëz dhe pajisje mjekësore, ishte një dredhi e Kremlinit për të nxitur mbështetjen italiane për heqjen e sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë, Conte nuk la fjalë të vogla.
“Insinuata më fyen thellësisht.” tha ai.
“Është një fyerje për qeverinë italiane dhe gjithashtu për Vladimir Putin, i cili kurrë nuk do të ëndërronte ta përdorte këtë si levë,” shtoi Conte.
Kryeministri shtoi se kriza e koronavirusit paraqet një sfidë për “ekzistencën e Evropës” për shkak të situatës ekonomike në të cilën është futur kontinenti.
Të dy qeveritë spanjolle dhe italiane kanë bërë presion për një përgjigje të koordinuar nga BE-ja, përfshirë ndarjen e borxhit të lidhur me krizën dhe krijimin e një fondi solidariteti duke përdorur të ashtuquajturat “koronabonds”, por propozimi është kundërshtuar nga vende si Gjermania dhe Hollanda.
Bankat italiane tashmë përballen me ekspozimin më të lartë ndaj bizneseve të vogla në Evropë, dhe ekonomia e vendit ka të ngjarë të jetë ndër më të goditurat në recesionin pas koronavirus.