Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi dyfishon shitjet e lodrave të seksit në Shqipëri


Ndërkohë që mjaft biznese janë mbyllur si pasojë e masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19, janë disa biznese të tjera që po lulëzojnë.

Bëhet fjalë për dyqanet “sex-shop”, të cilat kanë dyfishuar shitjet e produkteve të tyre përmes blerjeve online. Po edhe në Shqipëri.

Të paktën kështu shprehet për TVT.al, Valer Pinderi , i cili është administratori  një sex shop-i online.

Pinderi ka treguar se përgjatë këtyre javëve të izolimit, tregu i produkteve seksuale në vendin tonë ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme.

Ai tha se në javën e parë të izolimit, pothuajse të gjitha shitjet u zeruan, por më pas u rrit kërkesa e klientëve për produkte të ndryshme.

Pinderi thotë se femrat shfaqen më të interesuara kryesisht për lodrat e seksit, ndërsa meshkujt që kapin një shifër diku tek 40 %, janë të interesuar më shumë për stimulues.

Pinderi thotë se administron 5 portale shitjesh online dhe ka hapur që nga themelimi edhe 5 të tjera.

Sipas një shkrimi të The Sun, të muajit mars, shitjet e lodrave seksuale janë rritur në Mbretërinë e Bashkuar me 13%, ndërsa në Kanada ka patur një rritje prej 135%, e Italia, një rritje prej 71%.

E kjo rritje nuk është befasuese, pasi njerëzit kërkojnë të mbajnë veten të argëtuar gjatë qëndrimit të mbyllut në shtëpi, e lodrat e seksit janë një mënyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *