Vendosni fjalën kyçe....

Lajmërohen të marrin rrogën i heqin nga puna, 40 shoferë e faturino urbani protestë (Video)


Rreth 40 shoferë e faturino të linjës Qendër-Uzina e Autotraktorëve janë pezulluar nga puna në mënyrë të papritur.

Ata janë njoftuar nga drejtuesit e kompanisë që të vijnë të marrin pagën por pas mbërritjes u është njoftuar pezullimi nga puna për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, raporton News24.

Atyre u është dhënë të firmosin një aktmarrëveshje, sipas së cilës palët nuk do kenë asnjë detyrim apo pretendim ndaj njëra-tjetrës, gjë të cilën ata e kanë kundërshtuar.

“Ne na njoftuan dje për të ardhur për të marrë pagën, dhe na treguan shkresën për t’u larguar nga puna. Kemi janarin e shkurtin që kemi punu, plus marsin që është paga e luftës që ka cilësu kryeministri. Janari e shkurti s’kanë lidhje me pandeminë, kurse marsi është nga shteti. Që prej pezullimit të linjës s’kemi pas asnjë lloj kontakti përveç telefonatës së djeshme që na u tha të vinim sot me tërheq pagën. Kurse sot na japin një deklaratë që të largohemi nga puna. Nuk e firmosim këtë dokument por do e ndjekim më tutje. Nëse kompania s’na përgjigjet do e denoncojmë. Ne kemi kontratën e punës dhe do i shkojmë deri në fund.” – tha njëri nga punonjësit.

*Video Credit: Balkanweb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *