Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje qeverisë: Të shtohet mbështetja për të lehtësuar kostot e mbijetesës së bizneseve


Në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19, presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë për mbështetjen e biznesit.

Meta ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” një shkrim të ish-zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj me titull “Ulini shpatat ndaj biznesit ka vetëm një mundësi: Ta ndihmoni atë”

Duke iu referuar artikullit, Meta thotë se ndihma ndaj bizneseve do t’i ndihmonte ato për të lehtësuar kostot e mbijetesës.

“Ndërsa duhet rritur efikasiteti i përpjekjeve për mbajtjen nën kontroll të pandemisë në mënyrë që të mos shkojnë dëm sakrificat e deritanishme, është e qartë se duhen shtuar në mënyrën më përfshirëse dhe pozitive përpjekjet për të mbështetur biznesin për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente.”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *