Biznesmeni nga diaspora që jeton dhe vepron në SHBA, Harry Bajraktari ka shpërndarë ndihma për komunitetin në Bashkinë e Tropojës.
Personaliteti i Diasporës është falënderuar edhe nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta.
“Falënderoj personalitetin e shquar të diasporës tonë z.Harry Bajraktari, i cili në këto ditë sakrificash ndihmon një nga komunitetet më në nevojë si ai i Bashkisë Tropojë”-shkruan Meta.
Ditën e djeshme në Tropojë u shpërndanë ndihma për 1 mijë familje në nevojë të Bashkisë Tropojë.