Vendosni fjalën kyçe....

Putin u premton mjekëve rritje page dhe benefite të njëjta me ushtarakët: Janë në frontin e parë


Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka krahasuar mjekët që trajtojnë pacientët me koronavirus me luftimet ushtarake në vijat e frontit. Ai njoftoi rritje të pagave në mbi 1.000 dollarë.

RT shkruan se të gjithë stafit mjekësor të angazhuar në luftimin e shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit në Rusi, do t’ju rritet rritja e pagave, përfshirë këtu mjekët, infermierët dhe drejtuesit e autoambulancave. Masa pritet të qëndrojë në fuqi të paktën tre muaj.

“Ata po punojnë me vetëmohim, si një ekip”– tha presidenti, ndërsa përshëndeti përpjekjet e marra nga mjekët për të ndihmuar ata që vuajnë nga pandemia.

“Këta specialistë janë duke punuar në front të parë”– tha Putini, duke shtuar se do të ishte e drejtë vetëm t’u sigurohen atyre garanci të njëjta të sigurimeve, që qeveria i jep aktualisht ushtrisë ruse.

Ai paralajmëroi gjithashtu se të gjitha rajonet ruse duhet të përgatiten për një rritje të mundshme të numrit të rasteve me Covid-19 dhe u bëri thirrje të rritin kapacitetet e institucioneve mjekësore lokale.

Presidenti rus gjithashtu njoftoi masa të reja që synojnë mbështetjen e bizneseve. Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do t’u jepej ndihma nga kontributet e sigurimit të pagave për gjashtë muaj. Atyre gjithashtu do të lejohet të zgjidhin borxhet e taksave brenda një viti pasi të jenë hequr kufizimet aktuale për aktivitetet e biznesit.

“Nëse njerëzit janë pa punë, atëherë ne do t’i ndihmojmë ata drejtpërdrejt”- tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *