Në Britaninë e Madhe deri tani janë testuar 243 421 persona për Covid-19.
Prej tyre, 65 077 kanë rezultuar pozitivë dhe numri i personave të pranuar në spital me simptoma është 16 784.
Numri i viktimave të reja nga koronavirusi është 881, duke e çuar në 7 978 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Në Gjermani numri i viktimave ka shkuar në 2431 duke e çuar në 82 persona ndërruan jetë gjatë 24 orët e fundit.
Numri i të prekurve deri më tani ka shkuar në 115,104 persona ku rastet e reja të regjistruara janë 1808.
Ndërsa në Francë është rritur ndjeshëm si numri i të infektuarve të rinj ashtu edhe numri i viktimave.
Deri më tani në Francë kanë ndërruar jetën 12,210 persona, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 1341 njerëz.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Francë shkoi në 117,739, ditën e sotme nga testet u gjetën 4,799 raste të reja.