Shkon në 409 numri i të infektuarve me koronavirus në vend, me 9 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit. Kjo do të thotë se ka rënë përsëri kurba e rritjes së pandemisë, pasi të mërkurën pati 17 raste të reja.
Siç bëri me dije Ministria e Shëndetësisë, pas testimit të 234 personave, rastet e reja janë shënuar në Tiranë (6 raste) dhe në Elbasan (3 raste).
Ndërkohë, sot i janë shtuar listës së të shëruarve 11 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.
Ministria e Shëndetësisë dha informacion dhe mbi gjendjen e pacientëve të shtruar në spital.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.
Kështu, në të dyja spitalet COVID aktualisht po mjekohen 58 pacientë.
TË DHËNAT
Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.
Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Hashtag.al