Është shtuar numri i viktimave në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Mbrëmjen e sotme ndërroi jetë një i moshuar duke e çuar në 7 numrin total të viktimave.
Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një deklarate.
“Në Klinikën Infektive të QKUK-së sonte në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19. Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Virusi COVID-19, që nga 13 marsi kur u paraqit për herë të parë në Kosovë e deri më tash ka infektuar 224 persona, 37 prej të infektuarve janë shëruar kurse 7 kanë humbur jetën.
Komuna e cila ka më së shumti raste është Malisheva, ku deri tani janë konfirmuar 66 persona pozitiv në COVID-19.