Vendosni fjalën kyçe....

Shtatzënë dhe pa Boris Johnson, Carrie Symonds s’mundet të shohë as nënën e saj


E fejuara shtatzënë e kryeministrit britanik, Carrie Symonds, po kalon një periudhë të vështirë pasi përveçse e ka të ndaluar të shohë partnerin e saj, nuk mund të shohë as nënën.

Siç shkruan gazeta britanike Mirror, 32-vjeçarja e cila pret fëmijën e saj të parë me Boris Johnson, është izoluar në shtëpinë e tyre në në jug të Londrës.

Ajo tregoi fundjavën e kaluar përmes një foto në rrjetet sociale, se ishte në shtrat me simptoma koronavirusi, por tani është dhe në gjendje të keqe shpirtërore.

Një mikeshë i tha gazetës “Daily Telegraph” se Symonds ishte e shqetësuar dhe kishte shpërthyer “në lot” kur kryeministri u dërgua në spital të dielën.

Ajo tha se e fejuara e Johnson ishte “thellësisht e mërzitur dhe e shqetësuar për mirëqenien e tij”. E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo e ka të ndaluar të shohë dhe nënën e saj, Josephine Mcaffee, e cila është mbi 70-vjeç dhe e prekshme nga virusi. Symonds kishte qëndruar atje fillimisht, por tani duket se s’mundet më të kthehet tek e ëma për të mos e rrezikuar.

Megjithatë ka sugjerime se Symonds ka qenë në gjendje të flasë me partnerin e saj pasi kabineti qeveritar konfirmoi që Johnson është në gjendje të kontaktojë me ata që i duhet.

Çifti vështirë se janë parë me njëri-tjetrin për javë të tëra, pasi Johnson ka qenë i zënë me konferenca të përditshme dhe takime pafund, për të diskutuar mbi pandeminë përpara se të rezultonte pozitiv. E takimet e tyre u shkurtuan në zero, pasi ai u izolua në banesën e tij me Nr.11.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *