Shtyhet me një muaj seanca paraprake për akuzat ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Seanca për Llallën i cili akuzohet për fshehje të pasurisë, ishte parashikuar të mbahej me datë 7. Por kjo nuk ndodhi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ish-kryeprokurori akuzohet për mosdeklarim të të hollave në kufi. Akuza lidhet me mosdeklarimin e një shume në Gjermani që Lalla e ka përdorur për shkollimin e vajzës së tij. Këto para Llalla pretendon se i ka marrë borxh nga një mik.
Për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, Llalla po hetohet nga SPAK-u.