Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët propozojnë deri në 15 vjet burg për ata që shkelin karantinën


Deputetët socialistë kanë propozuar ashpërsim të masave për ata që shkelin karantinën.

Në nismën e tyre, që pritet t’i shkojë parlamentit për miratim propozohen 10 vjet burg për ata që shkelin karantinëne 15 vjet burg për ata që cënojnë jetën e qytetarëve.

Sipas A2, që disponon draftin që ka shkuar në Kuvend, kërkohet shtimi i dy neneve në Kodin Penal.

“Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.” – thuhet në draft.

Socialistët propozojnë gjithashtu që në Kodin Penal të shtohet edhe një nen që ndëshkon me gjobë ose disa muaj burg për ata që nuk u binden autoriteteve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

“Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit. Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.” – thuhet më tej.

Drafti pritet të miratohet në seancën e 16 prillit.

Drafti

“Neni 242/2

Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive

Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”.

*Foto Credit: Opinion.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *