Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj mbush Tiranën me postera në rrugët pa njerëz


Edhe pse rrugët e kryeqytetit janë të zbrazura që prej një muaji për shkak të koronavirusit Bashkia e Tiranës ka vendosur postera në stacionet e autobusëve urbanë për t’i thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Fotot janë shpërndarë nga vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Rrugët e zbrazura plotësisht pas orës 13 nga këmbësorët, stacionet e transportit urban të paralizuar prej një muaji ku nuk e përdor asnjë, për shkak të izolimit, ama Bashkia e Tiranës për të rritur sensibilizimn e qytetarëve për të qëndruar në shtëpi ka zgjedhur të vendosë këto postera në postet e urbanëve.

Madje një nga komentuesit në profilin e kryebashkiakut, i ka tërhequr vëmendjen që paratë e përdorura për postera mund të shkonin për ushqime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *