Vendosni fjalën kyçe....

17 pacientë të tjerë në Shqipëri e kanë mundur koronavirusin


Dita e sotme ka nisur me një lajm pozitiv, me shërimin e 17 pacientëve të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e dha lajmin duke e shoqëruar me një foto nga pavioni ku po trajtohen të sëmurët me Covid-19.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me koronavirus në vend dje shkoi në 409, me 9 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit. Kjo do të thotë se ka rënë përsëri kurba e rritjes së pandemisë, pasi të mërkurën pati 17 raste të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *