Shkon në 416 numri i të infektuarve me koronavirus në vend, me 7 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
E siç shihet në hartën me tabelën e ilustruar më poshtë, rastet e reja janë vetëm në dy qytetet më të prekura, Tiranë (3) e Shkodër (4).
Kjo lë të kuptohet se kurba e pandemisë po bie, çka ngjall shpresa për një kthim më të shpejtë në normalitet.
Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se në 24 orët e fundit, janë kryer 162 testime, me 3385 testime të kryera gjithsej që nga fillimi i muajt mars ku u regjistruan dy rastet e para.
Betejën me këtë sëmundje deri më tani e kanë humbur 23 qytetarë.