Një 90-vjeçare nga Hasi ka lënë spitalin infektiv pasi fitoi luftën me koronavirusin.
E moshuara qëndronte prej 7 ditës në spital, ndërsa ditën e sotme është kthyer në shtëpi.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Pas 7 ditësh të vështira në spitalin infektiv, nënë Nifja, 90 vjeçarja nga Hasi sot është kthyer në shtëpi e shëruar”-shkruan Manastirliu.