Sipas ish-deputetit demokrat Agron Shehaj, paketa e qeverisë për t’u ardhur në ndihmë bizneseve është një mashtrim.
Shehaj thotë se brenda datës 20 prill bizneset do duhet të paguajnë sigurimet shoqërore për periudhën janar-mars, që kap vlerë e 2 4000 lekë.
E sipas tij, një pjesë e bizneseve do të marrin nga qeveria 26000 lekë si pagë lufte, duke bërë që në xhep bizneseve në të vërtetë t’i mbeten vetëm 2 mijë lekë.
“Çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars. Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as ‘pagën e luftës’, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë.
Paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim: ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë. Madje shumicës së bizneseve qeveria nuk do t’u japë asgjë dhe do ja u marrë detyrimet fiskale njësoj si në kohë normale. Kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit.”- shkruan Shehaj, i cili e ka shpjeguar këtë përmes një fotoje.