Vendosni fjalën kyçe....

Aplikoi për “pagë lufte”, ish-deputetja: Ma refuzuan, duan të më falimentojnë


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, ka aplikuar për të ashtuquajturën “pagën e luftës”, mirëpo kjo i është refuzuar.

Në një postim në ‘Facebook’, Halimi shkruan se pas masave të marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së koronavirusit, askush nuk shkon më në klinikën e saj, pavarësisht se aktiviteti është i lejuar që të funksionojë.

 “Ja dhe “pagesa e luftes” për biznesin tim.

Refuzuar: Aktiviteti lejohet të funksionojë.

Mbase nuk të funksionojnë trutë.

Po kush vjen në klinike në karantinë.

Keshtu do ti falimentojë të gjitha bizneset. Fatkeqesi të madhe ky vend”, shkruan ish- deputetja.

Pas tërheqjes nga politika, Halimi punon si piskologe në klinikën e saj private. Biznesi i saj është ndër ata që i lejohet të punojë, mirëpo për shkak se njerëzit nuk dalin më nga shtëpitë, aktiviteti i saj është mbyllur.

Ky shqetësim është ngritur nga dhjetëra biznese, që edhe pse kanë qëndruar zyrtarisht të hapur, nuk kanë patur klientë dhe rrjedhimisht as të ardhura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *