Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti i PD-së nxjerr denoncimin: Albpetrol largon nga puna 300 punonjës, manipulon urdhrat për të mbuluar veprimet


Disa punonjës kanë denoncuar veprimet e administratores së Albpetrol e cila nëpërmjet një urdhri ka larguar 300 punonjës të qyteteve Patos, Fier, Kuçovë dhe Ballsh.

Në denoncim thuhet, se në kompani janë emëruar që nga tetori deri më tani 50 punonjës nga qytete të tjera pa eksperiencë në fushën e naftës të afërm të Administratores Eriola Muka, dhe në një ditë kur janë shkarkuar 33 punonjës janë emëruar 19 punonjës të rinj.

Denoncimi vazhdon, ku thuhet se për të mbuluar veprimet me emërimet dhe shkarkimit, janë manipuluar datat e urdhrave.

Urdhri i vërtetë është nxjerrë në datë 30 mars por për të mbuluar veprimet kanë nxjerrë një urdhër me datë 26 mars.

Urdhri i datës 30 mars

Urdhri i datës 26 Mars

Postimi i plotë:

Punonjës të kompanisë Alpetrol, denoncojnë, veprimet korruptive të drejtuesve të kësaj kompanie.
Më poshtë sms e tyre si dhe një urdhër kompromentues, ku tregon qartë, emërimet që janë berë, gjatë kohës që kanë qenë në ristrukturim dhe të trembur, nga situata e krijuar, revokojnë urdhrin e bërë më parë ,me një urdhër tjetër, duke i vendosur nr e një tjetër shkrese.

Lexoni me durim deri në fund!

Ne një grup punonjësish të Albpetrol duam të denconcojmë veprimet arrogante dhe antiligjore të administratores Eriola Muka e cila në situatën e një pandemie botërore ka urdhëruar këtë javë që të hidhen në rrugë këto ditë rreth 300 punonjës të qyteteve Patos,Fier,Kucove,Ballsh etj. Ushtarët e saj kanë bërë njoftimet dhe punonjësve po ju mbyllet marrëdhënia e punës. Parashikohet që heqja e punëtorëve të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke e çuar numrin e të larguarve në 600 veta.

Kryeministri Edi Rama i kërkon kompanive private të shesin vilat dhe pasuritë personale që të mbajnë njerëzit në punë kurse Albpetroli kompani shtetërore heq 300 veta brenda javës.

Poshtërsia dhe pafytyrësia e Eriola Mukes vazhdon edhe më tej pasi ajo ka emëruar nga muaji Tetor 2019 dhe deri më sot rreth 50 punonjës të rinj të ardhur nga Tirana, Librazhdi etj, që nuk kanë punuar ndonjëherë në sistemin e naftës. Të gjithë janë kushërinj apo të afërt të rrethit të saj të ngushtë. Ne po të njëjtën ditë që ka hedhur në rruge 33 punonjës (11 mars 2020) ka emëruar 19 punonjës të rinj. Kështu ka vazhduar çdo ditë.

E trembur nga shkrimet e publikuara dje për këtë çështje sot zagaret e saj po përpiqen të mbulojnë krimin e kryer duke nxjerrë një urdhër me datë të kaluar për të fshehur gjurmët e emërimeve të reja që i ka bërë në kundërshtim me ligjin që e detyron të sistemoj njëherë naftëtarët para se të marrë njerëz të rinj. Pastaj ça kuptimi kanë shkurtimet kur ti merr njerëz të rinj?

Po ju bashkëngjisim urdhrin 68 që e ka nxjerrë sot por po mundohet ta shesë sikur është bërë në datë 26 duke e falsifikuar. Po ju japim dhe urdhrin e vërtetë me numër 68 që është nxjerë në 30 Mars.

Ju lutemi ndërhyni që prokuroria dhe SPAK të vijnë dhe sekuestrojnë këto dokumente të falsifikuara dhe t’i venë këta kriminel që luajnë me bukën e fëmijëve tanë para ligjit.

Këta të pashpirt kane shpërndarë rrogat e administratës dhe kanë marre rrogat miliona lekshe për veten e tyre kurse rrogën e muajit shkurt të punëtorve s’na e kanë dhënë akoma.

Vetë Eriola Muka si Administratore dhe administrata në zyrat e Tiranës me qira mujore 6000 Euro në muaj, për shkak të situatës së koronavirusit kanë 3 javë që nuk dalin në punë por punojnë nga shtepia, ndërsa ne punonjësit e tjerë dalin me detyrim, pa maska, pa kushte dhe pa siguri ose pushohen nga puna. Edhe para kësaj periudhe, Eriola Muka në selinë e kompanisë në Fier ka ardhur brenda 6 muajsh vetëm 12 herë dhe jep urdhra nga kati i 7-të i Sky Toëer në Tiranë.

Para disa ditës në ndërmarrjen e prodhimit të naftës Kuçovë, për fat të keq u aksidentua në punë një punonjës më pasojë vdekjen (saldatori L.F) sepse Eriola Muka dhe drejtuesit e tjerë nuk ka marrë asnjë masë për kushtet e sigurisë në punë. Asnjë nga drejtuesit kryesor nuk është inxhiniere kundërshtim me rregulloret e shoqërisë. Për këtë aksident me pasojë vdekjen nuk u pyet asnjë nga drejtuesit e shoqërisë por u arrestua kolegu i tij.

Ju lutem ndërhyni që këtë çështje ta ndjekin organet kompetente të na japin rrogën të kthejnë vendimet e paligjshme për pushim kolektiv dhe të anulojnë të gjithë emërimet e reja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *