Në Itali nga dita në ditë ka rënë numri i viktimave të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.
Gjatë 24 orëve në shtetin apenin ndërruan jetën 570 persona duke çuar numrin total në 18849. Ndërsa numri i infektimeve të reja sërish mbetet i lartë ku në 24 orë u regjistruan 3951 teste pozitiv.
Në total numri i të infektuarve në Itali është 147,577 persona.
Luftën me virusin deri më tani e kanë fituar 30,455 persona