“Ne do t’i zgjasim masat kufizuese deri më 3 maj, një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike“, tha Kryeministri italian Giuseppe Conte, në konferencën për shtyp në Palazzo Chigi.
Conte njoftoi gjithashtu se duke filluar nga e marta e javës që vjen, do të rihapen disa biznese, të tilla si librari, kancelari dhe dyqane me veshje për fëmijë.
Ai rekomandoi që të mbahet vëmendjen e lartë veçanërisht tani që është Pashkë. “Ne nuk mund të hedhim poshtë përpjekjet e bëra deri më tani, nëse dorëzohemi, rrezikojmë të kthehemi aty ku ishim “, shtoi ai.
Në paraqitjen e dekretit të ri, Conte tha: “Shpresa është që pas 3 majit mund të fillojmë përsëri me hapje gradualisht, por fillimi përsëri do të varet nga përpjekjet tona. Vendosmëria jonë është që të lehtësojmë masat për të gjitha aktivitetet e prodhimit sa më shpejt që të jetë e mundur , për ta rikthyer motorin e vendit tonë në shpejtësinë e plotë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne nuk jemi akoma në gjendje ta bëjmë këtë, duhet të presim më gjatë. Unë premtoj që edhe nëse para 3 majit, do të plotësohen kushtet, ne do të përpiqemi të hapim rrjedhimisht disa aktivitete prodhuese“.