Vendosni fjalën kyçe....

Më në fund, Spanja shënon numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi që prej 24 marsit


Kurba e numrit të vdekjeve të koronavirusit në Spanjë ka rënë më tej sot, ndërsa qeveria po diskuton mbi strategjitë për të filluar lehtësimin e një prej bllokimeve më të rrepta në botë.

Spanjollët kanë qenë të mbyllur në shtëpi që nga mesi i marsit, por ngadalësimi i përhapjes së COVID-19 dhe ulja e numrit të vdekjeve të saj ditore, u ka mundësuar zyrtarëve që të fillojnë të diskutojnë për një lehtësim gradual.

“Çdo hap drejt de-përshkallëzimit të një mbyllje kaq të fortë, duhet të bëhet me kujdes ekstrem”– tha zëvendëskryeministri Pablo Iglesias para kanalit televiziv lokal TVE.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se bllokimi zyrtar ndoshta do të vazhdojë në maj, por disa kufizime mund të ngrihen së shpejti për të marrë frymë në një ekonomi të paralizuar.

Reuters shkruan se numri i vdekjeve të përditshme ra përsëri të premten në 605, shifra më e ulët që nga data 24 Mars. Shkalla e rritjes ka rënë në 4%, nga 20% dy javë më parë.

Numri i vdekjeve në Spanjë në total ka shkuar në 15.843, shidra e dytë më e larta në botë pas Italisë. Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Spanjë ka shkuar në 157.022.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *