Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja me dy të plagosur në Tiranë, personi që kërcënoi policin i kërkuar për vrasjet në Lushnjë


Zbulohet kush është i riu që u konfliktua mëngjesin e sotëm me policin në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e një kalimtareje.

ABC News shkruan se ai quhet Orges Bilbili, i cili akuzohet si një nga autorët e masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.

Në fakt edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, tha më herët se kishim të bënin me një person të shpallur në kërkim.

Orges Bilbili akuzohet si bashkëpunëtor i Laert Haxhiut në vrasjet që ndodhën në Lushnjë në vitin 2017  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, ai dyshohet dhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Një tjetër akuzë që rëndon ndaj tij është se ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Paraditen e sotme, Bilbli u konfliktua me armë një efektiv të policisë, i cili i ka kërkuar lejen e daljes. 

“Ai ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar, me fjalët do të qëlloj”– tha Jaupi.

Më pas ai ia ka mbathur me vrap dhe efektivi i Shqiponjave, e ka qëlluar me armë në pjesën e këmbës. Por e lënduar mbeti dhe një kalimtare.

 “Në rrugë ka qenë dhe një kalimtare, e cila ka marrë një plumb po në pjesën e këmbës. Të dy janë dërguar në spital”- theksoi Jaupi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *