Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, duket se po përmirësohet pasi ditën e djeshme ai doli nga kujdesi intensiv.
Sipas “Daily Mail”, Kryeministri ka bërë ‘shëtitje të shkurtra’, megjithëse i është rekomanduar të pushojë.
Një zëdhënës i kryeministrisë tha se Johnson po fillon të shërohet, dhe se po diskutohet rikthimi i tij në punë së shpejti.
Duke konfirmuar Johnson ishte tani në një repart të përgjithshëm në spitalin e St Thomas në qendrën e Londrës, zëdhënësi i tij megjithatë këmbënguli se nuk ka një datë të caktuar se kur ai do të kthehet në detyrë.