Numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor që humbin jetën apo infektohen me koronavirus rritet çdo ditë në Itali.
Ansa.it shkruan se shkruan se numri i vdekjeve në mesin e mjekëve ka shkuar në 105 në shtetin fqinj.
Emrat e fundit, sipas Federatës Kombëtare të Urdhërave Mjekësorë (Fnomceo), janë ata të Giunio Matarazzo, dentist dhe Emilio Brignole, kirurg në spital.
Pastaj vijnë mjekët e familjes Antonio De Pisapia, Massimo Bosio, Marzio Zennaro, Tahsin Khrisat, Mario Rossi dhe Samar Sinjab. Dhe kirurgu onkolog Francesco Cortesi.
Ndër viktimat janë mjekë në pension, të cilët qeveria i thirri një muaj më parë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.
Sindikatat kanë ngritur debate për javë të tëra që ata që punojnë në kontakt me pacientët Covid-19 duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë me siguri, me pajisje adekuate mbrojtëse personale.
Raportet vlerësojnë se 28 infermierë dhe ndihmës infermierë kanë vdekur gjithashtu nga COVID-19.
“Ne s’mund të lejojmë më gjatë mjekët tanë, punonjësit e shëndetit, të dërgohen për të luftuar pa ndonjë mbrojtje kundër virusit”, tha presidenti i FNOMCeO, Filippo Anelli, në faqen e internetit të shoqatës.
Ai shtoi se i beson presidentit Sergio Mattarella, ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, dhe kryeministrit Giuseppe Conte.