Në një kohë kur numri i viktimave nga koronavirusi vijon të rritet në New York, shfaqen fotografi të rënda të arkivoleve e varreve masive.
Punëtorët shihen duke përdorur një shkallë për të zbritur në një gropë të madhe, ku janë rreshtuar arkivolet.
Këto varre masive janë në ishullin Hart, që më parë janë përdorur për viktimat që nuk kanë asnjë të afërm apo për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë një funeral.
BBC shkruan se është e mundshme që shumë prej arkivoleve janë për viktimat e koronavirusit, por nuk është e qartë nëse ata hyjnë në dy kategoritë e mësipërme.
Për shkak të pandemisë, operacionet e varrimit në këtë vend janë rritur nga një ditë në javë në pesë ditë në javë.
Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio, tregoi në fillim të kësaj jave se “varrosjet e përkohshme” mund të jenë të nevojshme deri sa të ketë kaluar kriza.
E varrimet në ishull, janë pjesë e planit të bashkisë për t’u siguruar që kanë hapësirë për varrime gjatë pandemisë.
Sipas shifrave të fundit, shteti i New York-ut tani ka më shumë raste me COVID-19, se çdo vend tjetër, sipas shifrave të fundit.
Rastet e konfirmuara të enjten u shtuan me 10,000 të enjten duke shkuar në totalin prej 159.937, nga të cilët 7,000 kanë vdekur. Ndërsa e gjithë SHBA-ja në tërësi ka regjistruar 462,000 raste dhe afro 16.500 vdekje.
Spanja ka regjisteruar 153,000 raste dhe Italia 143,000, ndërsa Kina, ku u shfaq virusi për herë të parë, ka raportuar 82,000 raste.
Në nivel global deri tani ka 1.6 milion raste me koronavirus dhe 95,000 prej tyre kanë humbur jetën.