Vendosni fjalën kyçe....

Singapori u ndalon mësuesve të përdorin ‘Zoom’, hakerat e përdorin për pornografi


Mësimi në të gjithë botën tanimë po zhvillohet online për shkak të pandemisë së koronavirusit. E Shqipëria nuk bën përjashtim.

Një nga aplikacionet e përdorura gjerësisht për komunikimin e mësuesve dhe nxënësve, është Zoom.

Mirëpo Singapori i ka urdhëruar arsimtarët që të ndalojnë përdorimin e “Zoom” pasi hakerët kishin arritur të përdornin mësimet online për pornografi.

Masa vjen pasi problemet e sigurisë së aplikacionit, çuan në një ndalim dhe nga NASA.

Në një incident të kohëve të fundit, nëna e një studenti tha se hakerat kishin hyrë në një transmetim të ‘Zoom’, duke postuar imazhe të turpshme dhe u kishin kërkuar vajzave në bisedë të nxirrnin gjoksin.

Ky episod është një ndër shumë të tjerë të raportuara kohët e fundit, që në Singapor janë në rritje.

“Këto janë incidente shumë serioze”- tha zyrtari i Ministrisë së Arsimit, Aaron Loh, duke iu referuar dy rasteve të fundit të hakerave në Singapor.

 Ai shtoi se agjensia “aktualisht po heton të dy shkeljet dhe do të paraqesë një raport policie nëse është i garantuar”.

Loh tha se mësuesve u janë dhënë udhëzime të sigurisë, duke u kërkuar që ata të mos i ndajnë linqet e takimeve online me askënd përveç studentëve, por edhe studentë të kërkojnë log-in të sigurta për të hyrë në biseda, por pavarësisht kësaj hakimi ka vijuar. Për këtë arsye ministria ka vendosur të ndalojë programin përkohësisht.

“Si masë paraprake, mësuesit tanë do të pezullojnë përdorimin e tyre të ‘Zoom’ derisa këto çështje të sigurisë të zgjidhen.”- tha Loh, citon RT.

Mësimi në shtëpi do të vazhdojë në Singapor, por përmes mjeteve të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *