Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh urimi me rastin e Pashkëve katolike dhe Hebreje.
Yuri Kim ka shprehur edhe mirënjohjen dhe respektin për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
“Pashkët katolike dhe Pashkët Hebreje na sjellin në mend kuptimin e sakrificës, të qenurit së bashku me njerëzit tanë të dashur dhe shpresës së përhershme. Edhe pse nuk mund ta ndajmë këtë vakt së bashku, punonjësit amerikanë dhe shqiptarë të Ambasadës Amerikane shprehin mirënjohjen dhe respektin tonë për heronjtë tanë të kujdesit shëndetësor. Faleminderit nga zemra”- Ambasadorja Yuri Kim