Vendosni fjalën kyçe....

Balla në merak për ekonominë, thirrje qytetarëve: Blini prodhime “made in Albania”


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të konsumojnë produkte të prodhuara në Shqipëri.

Sipas tij, kjo kërkesë lidhet me ekonominë e luftës, duke iu referuar situatës me pandeminë e koronavirusit.

“Shqipëria do ta fitojë këtë luftë, por duke ruajtur deri në ditën e fundit kujdesin, respektimin e rregullave dhe masave që na mbrojnë nga armiku i padukshëm. Ne nuk jemi patriotë vetëm më 28 Nëntor, apo kur këndojmë “o sa mirë me qenë shqiptar” kur fiton kombëtarja. Ne jemi patriotë edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, SOT MË SHUMË SE KURRË.

Edhe një merak tjetër që ka të bëjë me ekonominë e luftës. Nga ngastrat e serat e bujqëve shqiptarë, nga blektorët shqiptarë ka shumë prodhim cilësor këtë vit dhe ju që shkoni të bëni shpezat për familjen tuaj, ju lutem blini prodhimet tona shqiptare. Sot e nesër të mbyllur në shtëpi, ju që ngrini shëndete e bëni ndonjë urim, bëjeni me një birrë shqiptare. Blini prodhime “made in Albania”, konsumoni SHQIP!”-shkruan Balla.

Deri tani numri i personave të infektuar në vend ka shkuar në 416, ndërsa kanë humbur jetën 23 persona. E dëmet e pandemisë janë ndier edhe në ekonomi, pasi pjesa më e madhe e bizneseve nuk po punojnë si pasojë e masave për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *