Vendosni fjalën kyçe....

Çekëve u lejohet të dalin nudo, por duhet të mbajnë maska për fytyrën


Maskat për fytyrën nuk janë të detyrueshme kudo, por në Republikën Çeke po.

Vendi Europian ka filluar të lehtësojë kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit, por ndërsa është e lejueshme të dalësh lakuriq në vende të caktuara, goja duhet mbuluar.

Autoritetet çeke kanë marrë shumë ankesa në lidhje me nudistët që dalin pa maskë në ditët e ngrohta, në qytetin e vogël Lázně Bohdaneč.

“Fatkeqësisht, shumë nga qytetarët u mblodhën në grupe të mëdha, dhe disa nuk mbanin maska ​​për fytyrën.”- thuhet në një deklaratë të policisë.

“Pas mbërritjes së policisë, të gjithë ranë dakord të respektojnë rregulloren e qeverisë se maskat e fytyrës janë të detyrueshme jashtë shtëpisë.”

Njoftimi vazhdon: “Qytetarëve u lejohet të jenë pa rroba në vendet e përcaktuara, por ata ende duhet të mbulojnë gojën e tyre dhe të mblidhen vetëm në numrat e duhur”.

Mesazhi duket se është dëgjuar. Siç shkruan CNN, një patrullë e mëpasshme e policisë zbuloi se nga 150 njerëz që kishin hasur, vetëm gjysma kishin nevojë për t’i rikujtuar vendosjen e maskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *