Vendosni fjalën kyçe....

Digjet banesa në Gjirokastër, zonja e shtëpisë kishte harruar furnelën ndezur


Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, në Gjirokastër.

Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Arben Kovaçi, që ndodhet në lagjen Gërhot të qytetit jugor.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë së zonjës së shtëpisë, e cila kishte harruar furnelën e gjellës ndezur dhe kishte shkuar në supermarket.

Kryefamiljari Arben Kovaçi tregon se nga zjarri janë djegur edhe 2.5 million lekë që ai i mbante në shtëpi.

“Nusja kishte ndezur furnelën për të bërë gjellën dhe ikëm në supermarket. Si shkak i flakëve janë djegur të gjitha mobiliet dhe lekët. Në shtëpi kisha 2.5 milion lekë. Shtëpia nuk është e imja jetojmë me qera.”- është shprehur ai.

Për fat të mirë në banesë nuk ka patur njerëz dhe askush nuk është lënduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *