Vendosni fjalën kyçe....

Google dhe Apple bashkohen për të gjurmuar të infektuarit me COVID-19


Google dhe Apple po bashkëpunojnë për të zhvilluar një teknologji të re për të paralajmëruar njerëzit nëse kohët e fundit kanë rënë në kontakt me të persona që janë të infektuar me koronavirus.

Ata shpresojnë që fillimisht të ndihmojnë aplikacionet e gjurmimit të kontakteve të palëve të treta.

Siç shkruan BBC, metoda e tyre e gjurmimit të kontakteve do të funksiononte duke përdorur sinjalet e Bluetooth-it të një smartfoni për të përcaktuar se me kë pronari kishte kaluar kohë të mjaftueshme për një rrezik infektimi.

Nëse një prej atyre njerëzve më vonë teston pozitiv për virusin Covid-19, një paralajmërim do t’i dërgohej pronarit të celularit origjinal.

Asnjë e dhënë për vendndodhjen GPS ose informacion personal nuk do të regjistrohej.

“Privatësia, transparenca dhe miratimi janë me rëndësi të madhe në këtë përpjekje dhe ne shpresojmë që të ndërtojmë këtë në konsultim me palët e interesuara”- thanë Apple dhe Google në një deklaratë të përbashkët.

“Ne do të publikojmë hapur informacione rreth punës sonë që të tjerët t’i analizojnë.”

Presidenti amerikan Donald Trump tha se administratës së tij do i duhet kohë për të konsideruar këtë.

“Është shumë interesante, por shumë njerëz shqetësohen në lidhje me lirinë e një personi”- tha ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Të dyja kompanitë kanë publikuar detaje skecifike të kriptografisë që planifikojnë të përdorin për të ruajtur privatësinë dhe detaje për rolin që do të luajë Bluetooth. Ata shpresojnë se kjo do të bindë aktivistët që qasja e tyre mund të besohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *