Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha të shtunën se shkollat publike do të qëndrojnë të mbyllura për pjesën tjetër të vitit shkollor, teksa qyteti lufton me shpërthimin e Covid-19.
“Duhet t’ju them se ne nuk mund t’i rikthejmë shkollat tona për pjesën e mbetur të këtij viti shkollor është e dhimbshme, por unë gjithashtu mund t’ju them se është gjëja e duhur për të bërë,” ai tha në një konferencë për shtyp.
De Blasio kishte porositur që shkollat publike të mbyllen në fillim të 16 Marsit për të frenuar përhapjen e sëmundjes, ndërsa data 20 prill ishte parashikuar si e mundshme për rihapjen e tyre.