Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 17 rastet e reja me koronavirus në vend (HARTA)


17 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 433 numrin në total të të infektuarve nga koronavirusi në vend.

Siç ilustrohet edhe në hartën e mëposhtme, rastet e reja janë në Tiranë (10), Shkodër (3), Pukë (1), Lushnjë (1), Krujë (1) dhe Durrës (1), por nuk ka përhapje në qytete të tjera.

Kurba e rritjes së pandemisë është në rënie, por megjithatë sot ka më shumë raste se sa në dy ditët e mëparshme. Dje pati vetëm 7 raste të reja, e të enjten 9.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 197.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *