Vendosni fjalën kyçe....

Media britanike: E fejuara e tij i ka dërguar çdo ditë Johnson-it mesazhe dhe eko të fëmijës


E fejuara e tij Carrie Symonds i ka dërguar kryeministrit britanik përditë mesazhe mbështetëse dhe foto të ekos ku shfaqet foshnja që mban në bark.

Mirror shkruan se Symond dëshiron që Boris Johnson të bëhet mirë për fëmijën e tyre që ende nuk ka ardhur në jetë.

Johnson doli dy ditë më parë nga trajtimi intensiv, por përsëri mbetet i shtruar në spitalin “Shën Thomas” në Londër dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët për shkak se ende vijon të ketë simptoma të koronavirusit.

Ndihmësit e tij thonë se Johnson po përmirësohet, e më e shqetësuara për shëndetin e tij ka qenë pikërisht e fejuara Carrie.

“Ishte një kohë shumë, shumë shqetësuese për Carrie. Ajo ka kërkuar që Boris të bëhet mirë për fëmijën e tyre të palindur.”– tha një mik për mediat britanike.

Çifti i fejuar nuk e kanë parë njëri-tjetrin për më shumë se një muaj për shkak të pandemisë.

Kryeministri 55-vjeçar, e ka shfrytëzuar kohën e lirë për të parë filmat e tij të preferuar. E kur mjekët i dorëzuan telefonin pas daljes nga terapia intensive, ai e telefonoi menjëherë të fejuarën e tij shtatzënë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *