Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshon akuza e prokurorisë, lirohet ish-shefi i sigurisë së burgut që vrau me armën e shërbimit


Ish-shefi i Sigurisë në Burgun e Durrësit, Bledar Toçi, është liruar nga burgu ditën e sotme.

Ai u akuzua fillimisht për vrasjen me dashje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, por pas rrëzimit të akuzës së parë nga ana e prokurorisë, gjykata e ka nxjerë nga burgu Toçin duke e lënë me masën detyrim paraqitjeje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor 2019, ku Toçi, vrau me armën e punës Dritan Hoxhollin, pas një përplasjeje në banesën e shtetases Marsida Qatja, ngjarje në të cilën ish-efektivi mbeti i plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *