Vendosni fjalën kyçe....

Renault kërkon 4-5 miliardë kredi nga shteti për të përballur krizën e koronavirusit


Kompania Renault njoftoi se kërkon kredi miliardëshe të mbështetur nga shteti, duke anuluar pagesën e dividentës së saj për vitin 2019, ndërsa kryetari i saj uli pagën pasi prodhuesi francez i automjeteve përpiqet të zbusë krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Paga e Jean-Dominique Senard do të zvogëlohet për 25 për qind për tremujorin e dytë të vitit 2020. Por në intervistën e realizuar të premten në radio RTL, kryetari i bordit të drejtorëve nuk pranoi të tregojë se sa do t’i kushtonte në para shkurtimi i pagës.

Kompania do të anulojë pagesën e dividentës në vlerë prej 300 milionë euro që ishte menduar t’u paguhet aksionarëve për vitin e kaluar.

Senard tha se Renault nuk po kërkon të nacionalizohet, por se është angazhuar që të sigurojë kredi bankare të mbështetur nga shteti për të zbutur tronditjen që ka shkaktuar kriza e koronavirusit që ka shuar kërkesën për automjete dhe ka mbyllur prodhimin.

Ai tha se shumat e kredisë nuk janë fikse, por se mund të jenë nga 4 deri 5 miliardë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *