Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet prefekti i Shkodrës, detyrën e merr zv.ministri i Brendshëm


Shkarkohet nga detyra perfekti i qarkut të Shkodrës. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka njoftuar se perfekti Çesk Millja do zëvendësohet nga zv/ministri Besfort Lamallari.

Lleshaj tha se emërimi në këtë funksion i një zv/ministri tregon interesin që ka qeveria për kryeqendrën e veriut.

“Për të menaxhuar situatën në qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të koordinojë punët zv.ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari. Ai do ketë detyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit me kryetarët e bashkive.

Komandimi i një zv. ministri në këtë funksion është shprehje e rëndësisë që i kushton qeveria gjendjes dhe qartësisht gjendjes në Shkodër dhe kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë hap të rëndësishëm.

Dua t’ju kërkoj drejtuesve në qarkun e Shkodrës, drejtuesve të partive, medias që këto momente të kalojnë në plan të dytë shumë ndjeshmëri të vogla partiake për t’u fokusuar tek Shkodra.

Kryeministri Rama dhe qeveria kanë besim të plotë se z/ Lamallari do ta kryejë me përgjegjësi këtë detyrë. Kryeministri dhe qeveria kanë shumë plane ambicioze për Shkodrën. Ajo që qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera.
Duke e konsideruar këtë hap si një tjetër dorë të shtrirë për bashkëpunim në interes të Shkodrës dhe qytetarëve, ftoj aktorët të bashkëpunojnë dhe mbështesin z. Lamallari“, tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj e argumentoi shkarkimin e Milljas, duke thënë se nga ana e tij është konstatuar mungesë përgjegjësie dhe vendimmarrje gjatë periudhës së pandemisë.

 “Për fat të keq gjatë kësaj periudhe është vërejtur një burokraci e papranueshme, një mungesë përgjegjësie. Situata të tilla kërkojnë inciativë dhe vendim marrje. Hezitimi për të vepruar dhe vendosur, shkakton mosveprim me pasoja. Mungesa e vendimmarrjes është arsyeja kryesore e vendimit për lirimin nga detyra të prefektit.”- tha Lleshaj./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *