Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 433 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri


Shkon në 433 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend, me 17 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Siç bëri me dije Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja janë në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnjë, Krujë dhe Durrës, e harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të prekura nga koronavirusi. 

Siç ilustrohet edhe në hartën e mëposhtme, rastet e reja janë në Tiranë (10), Shkodër (3), Pukë (1), Lushnjë (1), Krujë (1) dhe Durrës (1), por nuk ka përhapje në qytete të tjera.

Kurba e rritjes së pandemisë është në rënie, por megjithatë sot ka më shumë raste se sa në dy ditët e mëparshme. Dje pati vetëm 7 raste të reja, e të enjten 9.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 197.

Zv.ministrja Mira Rakacolli tha se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë. 6 prej pacientëve janë të intubuar.

TË DHËNAT:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           209 raste
– Durrës           39 raste
– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         52 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *