Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Ka tre lloje të ndryshme të koronavirusit që po qarkullojnë në botë



Ka tre lloje të ndryshme të koronavirusit vdekjeprurës që po përhapen në të gjithë botën. Siç shkruan Daily Mail, studiuesit e Universitetit të Kembrixhit hartografuan historinë gjenetike të infeksionit nga dhjetori deri në mars dhe gjetën tre variante të dallueshme të tij.

Analiza e monstrave tregoi se Tipi A i virusit, ka kaluar nga lakuriqi i natës tek njeriu, nëpërmjet një kafshe të quajtur pangolinë. Rezultatet treguan se virusi i tipit A, ishte më i përhapuri në SHBA dhe Australi.

Virusi i Tipit B, është virusi më i përhapur në Kinë, vendi ku mendohet se është origjina e infektimit. Ky virus është në qarkullim që përpara Krishtlindjeve.

Dr Peter Forster dhe ekipi zbuluan se Mbretëria e Bashkuar ishte kryesisht duke u bombarduar me raste të tipit B. Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika dhe Hollanda gjithashtu mbizotërohen nga lloji B.

Një tjetër variacion i virusit, është ai i tipit C, i cili është përhapur gjerësisht në Europë dhe në Singapor.

Shkencëtarët mendojnë se virusi i njohur zyrtarisht si Sars Cov-2, është duke pësuar mutacione konstante, për t’i rezistuar sistemit imunitar të popullsive të ndryshme dhe për të vijuar të përhapet.

Të dhënat që u analizuan nga shkencëtarët, tregojnë se virusi origjinal, ka qarkulluar në Kinë, që prej shtatorit 2019. Kjo do të thotë, se virusi kishte pësuar mutacione, përpara se në Kinë të regjistroheshin rastet e para me Covid-19.  Sidoqoftë, fakti se të dy llojet ekzistonin deri në janar, kur SHBA-ja regjistroi rastin e parë, nuk do të thotë se virusi mbërriti më herët atje dhe nuk u zbulua. Studiuesit thonë se ky studim ishte shumë i vogël për të nxjerrë ndonjë përfundim të fortë.

Të dhënat e tanishme tregojnë se tipi B po përhapet më shumë. Të gjitha monstrat, përveç njërës prej 31 gjithsej që u morën nga pacientët në Zvicër ishin të grupit të dytë.

Dr Forster tha për MailOnline se tipi A fillimisht pësoi mutacione në llojin B brenda Kinës, por tipi C ( “bija” e tipit B), evoluoi jashtë vendit.

Tipi B u konstatua se ishte rehat në sistemin imunitar të njerëzve në Ëuhan dhe nuk kishte nevojë të ndryshonte. Sidoqoftë, jashtë Ëuhan-it dhe në trupat e njerëzve nga vende të ndryshme, mutacionet ndodhën shumë më shpejt.

Analiza e të dhënave sugjeron se lloji origjinal i virusit mund të kishte qarkulluar në Kinë qysh në shtator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *