Turqia i ka nisur Britanisë së Madhe një avion transportues me ndihma për të mbështetur luftën ndaj pandemisë Covid-19.
Ngarkesa drejt Britanisë së Madhe vjen pas ndihmave që Ankaraja zyrtare u ka dërguar vendeve të Ballkanit e Italisë, shkruan Anadolu Agency.
Britania e Madhe është një nga vendet më të goditura në Europë, pas Italisë, Spanjës e Francës.
Duhet thënë se kryeministri britanik, Johnson, është i pari politikan i nivelit të lartë që preket nga Covid-19.
Ai ndodhet në spital prej disa ditësh ku sipas mediave britanike e njoftimeve të qeverisë, gjendja e tij është e qëndrueshme.