Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke u stërvitur në stadium, Ronaldo paralajmërohet se “s’ka privilegje” gjatë pandemisë


Christiano Ronaldo është paralajmëruar se nuk ka privilegje të veçanta për të, pasi u fotografua duke u stërvitur në një stadium në vendlindjen e tij, në Madeira.

Fotografët e kapën yllin e Juventusit duke shkelmuar topin në stadiumin në Madeira, në një kohë kur lojtarët e vendit i bëjnë stërvitjet e tyre në shtëpi.

Shefi lokal i Shëndetësisë, Pedro Ramos, tha se Ronaldo nuk kishte patur nevojë për “leje speciale” për t’u trajnuar, por megjithatë paralajmëroi që rregullat duhet të respektohen. Ai madje shtoi se Ronaldo duhet të përdorë imazhin e tij për të sensibilizuar njerëzit.

“Cristiano Ronaldo ka të drejtë të stërvitet për sa kohë që respekton rregullat si të gjithë qytetarët, nuk ka asnjë privilegj.

 Unë nuk do të doja të trivializohej sepse të gjithë jemi përgjegjës. Të gjithë qytetarët mund të largohen nga shtëpia, për sa kohë që nuk shkaktojnë tubime dhe mbajnë një distancë të sigurt gjatë stërvitjes. Prandaj, Ronaldo bëri atë që kemi parë.

Nuk kishte asnjë autorizim të veçantë sepse të gjithë jemi njësoj, të gjithë po përballemi me të njëjtën pandemi. Lojtari më i mirë në botë duhet të përdorë imazhin e tij për të dhënë një shembull, por Cristiano më duket se ka bërë vetëm disa minuta stërvitje… nuk ka asnjë dëm në botë.”- tha Ramos.

Disa orë pasi mori pjesë në stërvitje, Ronaldo promovoi në rrjetet sociale Kryqin e Kuq Portugez, duke publikuar një fotografi ku shfaqej i veshur me një maskë të zbukuruar me ngjyrat e kombit të tij dhe duke shkruar: “Në këtë moment shumë të vështirë për botën tonë është e rëndësishme që ne bashkohemi dhe mbështesim njëri-tjetrin. Le të bëjmë të gjithë atë që mundemi për të ndihmuar “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *