Teksa mbarë bota përballet me pandeminë Covid-19 që ka prekur deri tani rreth 1.7 milionë njerëz e ka shkaktuar më shumë se 105 mijë vdekje, në shumë vende është kthyer fuqishëm vëmendja te punonjësit e sistemit të shëndetësisë.
Fillimisht në Kinë e Itali, që ishin respektivisht vendi i parë i prekur dhe vendi i parë më i goditur nga pandemia, mbështetja për punonjësit e spitaleve është shfaqur në forma të ndryshme.
Më së shumti kanë qenë duatrokitje, këngë e postera ato që janë përdorur rëndom si shenjë falenderimit ndaj mjekëve, infermierëve e të personelit ndihmës që përballet në vijën e parë me koronavirusin e ri.
Qindra mjekë e infermierë në mbarë botën janë mes viktimave të shkaktuara nga Covid-19.