Vendosni fjalën kyçe....

Zaev dhe Mickoski dalin negativë në testet për koronavirusin, futen në izolim


Liderët e dy blloqeve më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, kanë rezultuar negativë në testet për koronavirusin.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë një konference për shtyp.

Ai tha se të gjithë personat që kanë pasur takime me Zaevin dhe Mickoskin nuk kanë nevojë të testohen apo të izolohen pasi ata kanë rezultuar negativë.

Ministri shtoi se dy liderët do të qëndrojnë në izolim vetëm për një javë.

“Këtu nuk bëhet fjalë për përparësi politike, por për mbrojtje. Ata janë persona që kanë kontakte intensive me mediat dhe janë nga njerëzit tanë. Zaev dhe Mickoski do të jenë në vetëizolim vetëm një javë, duke e pasur parasysh që ka kaluar një javë prej kontaktit me gazetarin e sëmurë”, tha Filipçe.

Shqetësimet se Zaev dhe Mickoskin mund të jenë infektuar u ngritën pasi një gazetar i “Kanal 5”, që i kishte intervistuar të dy politikanët para pak kohësh rezultoi i infektuar me COVID-19.

Personat që kanë patur kontakte me gazetarin, i cili tani është i shtruar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, duhet të testohen dhe të izolohen.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 48 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 711 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *