Vendosni fjalën kyçe....

Aktori i “Harry Potter”-it së shpejti do të bëhet baba


Të gjithë e njohim si Roni, miku i ngushtë i Harry Potter-it. Aktori Rupert Grint së shpejti do të bëhet baba.

Siç shkruan Mirror, aktori e dha lajmin e gëzueshëm të premten në mbrëmje.

“Rupert Grint dhe Georgia Groome janë të ngazëllyer të njoftojnë se po presin një fëmijë dhe luten për  privatësi në këtë kohë”– tha një zëdhënës i çiftit.

Rupert dhe Georgia, janë bashkë që prej vitit 2011. Vitin e kaluar, pati thashetheme se ata ishin martuar, pasi u panë me unaza në gishtin e martesës.

Por një zëdhënës i tyre e mohoi që ata ishin martuar.

Pasi mbushi 30 vjeç, Rupert foli në një intervistë për dëshirën e tij për të krijuar një familje së shpejti.

“Unë do të doja të qetësohesha dhe të kisha fëmijë së shpejti. Nëse do të kisha një djalë, do ta quaja Ron? Është një emër mjaft i mirë, por me siguri jo. Dhe Grint është një mbiemër i vështirë për të zgjedhur një emër me një rrokje.”– shprehej ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *