Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona gjen rivalë për Martinezin, klubi anglez gati të paguajë 111 milionë euro


Barcelona nuk do e ketë aspak të lehtë që të marrë argjentinasin Martinez nga Interi.

Në garë për sulmuesin e talentuar është futur edhe Mançester Siti, një klub të cilit nuk i mungojnë të ardhurat.

Anglezët e drejtuar nga Guardiola janë shprehur të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 111 milion eurosh që në korrik në mënyrë që të shmangin rivalët e tjerë.

Megjithatë në Spanjë, mediat sportive e vënë Barcelonën në ‘pole position’ për të marrë Lautaro Martinezin për më tepër që lojtari ka shprehur dëshirën të luajë me patriotin e tij, Mesin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *