Vendosni fjalën kyçe....

Britanikët shpërfillin karantinën, derdhen plazheve e parqeve (Fotot)


Teksa Britania e Madhe po përballet me pandeminë Covid-19, duke qenë një nga katër vendet më të prekura, njerëzit i kanë shpërfillur urdhrat e policisë për të qëndruar të mbyllur në shtëpi.

E diela e sotme pa mijëra njerëz të dilnin në plazhe, parqe e rrugëve teksa vendi është përballur me një mot të ngrohtë.

Në fotot e publikuara nga Daily Mail duken qytetarët që vijojnë rutinën e tyre teksa oficerët e policisë përpiqen t’i detyrojnë të kthehen në banesa.

Shifrat e fundit nga sot thonë se ka pasur 84.227 raste të koronavirusit në Britaninë e Madhe e të paktën 10.612 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *